Vazhdojnë kërkimet për autorin e sulmit në Haraçinë, dy të plagosurit në gjendje stabile

Ministria e Brendshme pa detaje të reja rreth incidentit të djeshëm në Haraçinë. Sulmuesi që qëlloi me automatik ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës dhe plagosi dy persona në mes të ditës ende nuk është kapur. Gjendja e të plagosurit A.A. është stabile bëjnë të ditur nga Klinika Torakale, përcjell TV21.

Pacienti është në rikuperim e sipër, natën e ka kaluar në gjendje stabile, prej mëngjesit është duke u liruar nga respiratori që domethënë pritet brenda ditës të kalojë në frymëmarrje spontane.

Njëjtë edhe i plagosuri E.S., ai për disa ditë pritet të lëshohet në mjekim shtëpiak. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje, ka dhënë urdhër për mbledhjen e provave dhe ekspertizën përkatëse. Gjithashtu do të urdhërohet për sigurimin e pamjeve video-përgjime nga objektet përreth, si dhe për veprime të tjera, njoftoi Prokuroria.

Back to top button