Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit që ka rënë në liqenin e Ujmanit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes kërkimet për gjetjen e një personi në liqenin e Ujmanit.
Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, tha për kp se deri më tash ende nuk është gjetur personi për zhdukjen e të cilit policia ishte njoftuar pas orës 14:00 kur edhe kanë nisur kërkimet.
Një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka kërcyer sot në liqenin e Ujmanit dhe nuk është parë më.