Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet në Bosnjë

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Zyrtari i qeverisë kantonale, Darko Juka, u tha gazetarëve të shtunën se pas përpilimit të të gjitha të dhënave, qeveria arriti në përfundimin se 13 persona kishin vdekur në zonën e Jablanicas, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Më herët të shtunën “N1 TV” kishte raportuar se 21 persona humbën jetën dhe dhjetëra ishin të zhdukur.

“Ka disa fshatra në zonë që ende nuk mund të arrihen, dhe ne nuk e dimë se çfarë do të gjejmë atje”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Shpëtimit Malor, ekipet e të cilit janë përfshirë në kërkim.

Shiu i dendur gjatë natës ndërpreu kërkimin, raportuan mediat boshnjake, por sapo reshjet ndaluan kërkimet vazhduan. Në Donja Jablanica shumë shtëpi ishin ende nën rrënoja.

Back to top button