Vazhdojnë trazirat në Suedi të shkaktuara nga djegia e Kuranit

Përleshjet në disa qytete të Suedisë vazhduan edhe në ditën e katërt, të shkaktuara nga djegia e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë anti-emigrant.
Mediat lokale thanë se tre persona u plagosën në qytetin lindor të Norrkoping të dielën, kur policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese ndaj rebelëve, raporton BBC.
Disa automjeteve u dogjën dhe të paktën 17 persona u arrestuan.
Të shtunën, automjeteve duke përfshirë një autobus u dogjën në qytetin jugor të Malmo-s gjatë një mitingu të ekstremit të djathtë.
Më herët, qeveritë e Iranit dhe Irakut thirrën të dërguarit suedezë për të protestuar për djegien, përcjell rtv21.tv
Ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili drejton lëvizjen “Stram Kurs”, tha se ai kishte djegur tekstin më të shenjtë të Islamit dhe do të përsëriste veprimin.

Paludan kishte kërcënuar se do të mbante një tjetër tubim në Norrköping të dielën, duke bërë që kundër-demonstruesit të mblidheshin atje, raporton Deutsche Welle.

Të paktën 16 oficerë policie u raportuan se u plagosën dhe disa automjete policie u shkatërruan gjatë trazirave të enjten, të premten dhe të shtunën në vendet ku grupi i ekstremit të djathtë planifikoi ngjarje.

Shefi i Policisë së Suedisë, Anders Thornberg tha në një deklaratë të shtunën se demonstruesit kishin treguar indiferencë ndaj jetës së policëve, duke shtuar: “Ne kemi parë trazira të dhunshme më parë. Por kjo është diçka tjetër”./21Media

Back to top button