Vazhdojnë zjarret në malet e Kamenicës, reagon Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut

Disa zona në Kamenicë vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarret.

Në një njoftim nga komuna, bëhet e ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut.

“Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, përfundon njoftimi i komunës së Kamenicës.

Foto: Arian Mavriqi
Foto: Arian Mavriqi
Back to top button