Vazhdon aksioni “Brezovica”
Aksioni i njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës është duke vazhduar edhe sot.
Lajmi është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga Prokuoria Themelore në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju konfirmon se është duke vazhduar aksioni “Brezovica” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme.Ndërsa, për detaje tjera lidhur me këtë aksion, do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë./21Media