Vazhdon “flirti” i Ramës me kryeministren italiane: Faleminderit që më bëtë sërish të ndihem shumë e re

Pasi u gjunjëzua në pritej të saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdoi ta “ngacmojë” kryeministren italiane Giorgia Meloni, shkruan TV21.
Rama gjatë tryezës së përbashkët të liderëve e quajti mbrojtëse të Shqipërisë Melonin.
“Tani është nder në emër të popullit të protektoratit të Shqipërisë, t’ia lë skenën kryeministres së Italisë dhe mbrojtëses së shtetit tonë Giorgia Meloni”, tha Rama.
Ndërkaq edhe Meloni iu përgjigj duke e falënderuar Ramën për mirëpritjen.
“Kolegë të nderuar, mirëdita të gjithëve dhe më lejoni të falënderojë Edin, jo pse jemi protektorat por për mirëpritjen e ngrohtë në Samit dhe gjithashtu që më bëtë të ndihem shumë e re sërish, me videon që e tregoi në inaugurim. Dua ta uroj Edin për rizgjedhjen e absolutisht të “papritur” si lider këtu në qeverinë shqiptare. Jam e lumtur që Europa do të vazhdojë të llogarisë në shpirtin dhe përkushtimin e tij”, u përgjigj Meloni.
View this post on Instagram