Vazhdon gjendja e rënduar në klinikat e QKUK-së dhe në Spitale Rajonale

Po vazhdon gjendja e rënduar me Covid-19 në  Klinikat e QKUK-së dhe në Spitalet e përgjithshme rajonale. Në këto insitucione po mjekohen 1 mijë e 116 pacientë të infektuar me koronavirus. 936 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjekët thonë se pjesa më e madhe e pacientëve të shtrirë në këto institucione shëndetësore janë të pavaksinuar. Ata bëjnë thirrje për vaksinim. (Përgatiti: Valmire Hoti, Kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button