Vazhdon kaosi: 7 të vdekur në aeroportin e Kabulit

Ka arritur në shtatë numri i viktimave të cilët vdiqën në aeroportin e Kabulit.
Mijëra afaganë po përpiqen të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar kapjes nga talebanët, saqë u kapën për një avion ushtarak amerikan gjersa u ngrit, si pasojë u shënuan një numër viktimash.
Turma të njerëzve nxituan për në aeroport, ndërkohë që talebanët vazhdojnë sundimin mbi kryeqytetin e Afganistanit, e që iu desh veç një javë për ta rrëzuar nga pushteti Qeverinë e deritanishme.
Ditën e dielë, talebanët pushtuan kryeqytetin Kabul, ndërkohë që Presidenti Ashraf Ghani veçse ishte larguar nga vendi, duke i dhënë fund kështu një fushtae dy-dekadëshe në të cilën, SHBA dhe aleatët e saj ishin përpjekur për të transformuar Afganistanin./21Media
 

Back to top button