Vazhdon kërkimi i nëndetëses me pesë persona në të që po shkonin drejt Titanikut

Ekipe të shumta shpëtimi nga SHBA-ja dhe Kanadaja po vazhdojnë kërkimin e nëndetëses që është zhdukur në Atlantikun e Veriut me pesë persona që gjendeshin në të. Nëndetësja ishte pjesë e një ekspedite për të parë rrënojat e anijes së Titanikut, e cila u fundos në vitin 1912.

Zhytësja e humbur është një anije e vogël e projektuar për të mbajtur vetëm pesë persona për një ditë – dy orë poshtë, disa orë duke eksploruar Titanikun dhe dy orë përsëri në sipërfaqe. Nuk ka karrige apo ndenjëse dhe pasagjerët ulen këmbëkryq në dysheme, pasi kanë hequr këpucët para se të hyjnë, përcjell rtv21.tv.

Personat e identifikuar që ishin në nëndetëse janë:

Hamish Harding – Biznesmeni dhe aventurieri britanik i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai zotëron një kompani të quajtur Action Aviation që blen dhe shet avionë.

Paul-Henri Nargeolet – ka udhëhequr disa ekspedita në Titanikun dhe ka mbikëqyrur rikuperimin e shumë objekteve nga rrënojat, ishte drejtor i kërkimeve nënujore.

Shahzada dhe Sulaiman Dawood – Biznesmeni pakistanez dhe djali i tij ishin gjithashtu në bord. Shahzada është një administrues i besuar i Institutit SETI, një organizatë kërkimore në Kaliforni. Ai është gjithashtu nënkryetar i Dawood Hercules Corporation, pjesë e Dawood Group, një konglomerat biznesesh të ndryshme në pronësi të familjes.

Ekipet e shpëtimit janë në një “garë me kohën” për të gjetur ekuipazhin e zhytësit të humbur, tha David Gallo, i cili zotëron të drejtat ekskluzive të shpëtimit në vendin e mbytjes së Titanikut.

Nëse zhytësi është i paprekur, ata në bord do të përballen me ulje të niveleve të oksigjenit dhe do të luftojnë të ftohtin, tha Gallo për CNN.

Pasi të gjendet zhytësi, ekipi mund të përballet me sfida edhe më të mëdha në përpjekjen për të shpëtuar ekuipazhin.

“Uji është shumë i thellë – rreth tre kilometra. Është si një vizitë në një planet tjetër, nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Është një mjedis pa diell, i ftohtë dhe presion me presion të lartë”, tha Gallo. /21Media

Back to top button