Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, në Kosovë, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan dje në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje.
Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet./21Media 

Back to top button