Vazhdon shkëlqimi i Rrahmanit, shënon ndaj Salernitanas

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë në këtë edicion të Serie-A.
Ai ka shënuar gol për Napolin ndaj Salernitanas për ta çuar epërsinë e vendasve në 3-1.
Golin për 3:1 e realizoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili realizoi në minutën e 47-të pas asistimit të Martens.

Napoli ka aktualisht 46 pikë, ndërsa Milan 48. Lideri Inter ka 53 pikë./21Media
Back to top button