Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë

Policia e Kosovë pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë dhe informimit të tyre me kohë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike.
Testimet po mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.
Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër./21Mediab

Back to top button