Vdekja e 34 vjeçarit në Prishtinë, Prokuroria: Familja ka pranuar raportin e autopsisë dhe është njoftuar për procedurën që është duke u zhvilluar

Familja e 34 vjeçarit që ka vdekur më 9 maj në “Rrugën B” të Prishtinës ka pranuar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore që tregon shkakun e vdekjes së tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila tha se prokuroria tashmë ka dorëzuar tashmë raportin e autopsisë tek familja e viktimës.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar janë njoftuar familja e të ndjerit F.I. përmes përfaqësuesit ligjor/avokatit nga familja“, tha ajo.

Ndër të tjera Shala tha se prokuroria nuk mund të jep informacione më shumë për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ruajtjes së informacioneve konfidenciale. /21Media

Back to top button