Vdekja e gjashtë ushtarëve nga përplasja e helikopterëve në ajër, Maqedonci shpreh ngushëllime Turqisë

Ministri i Mbrotjes Ejup Maqedonci ka shprehur ngushëllime autoritetet shtetërore turke, për vdekjen e gjashtë viktimave të cilët kanë vdekur gjatë përplasjes në ajër të hënën të dy helikopterëve ushtarakë në Turqi.

Ndërsa sa i përket pjesëtarëve të FSK-së të cilët janë duke ndjekur trajnimet në Turqi, Maqedonci thotë se fatmirësisht ata kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurtë.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur. Fatmirësisht pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurtë. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët! Lavdi!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /21Media

Back to top button