Vdekja e nxënëses në Skenderaj, deklarohet Policia

Një nxënëse në Skenderaj ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë ku thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“HETIM I VDEKJES- Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë. /21Media

Back to top button