Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion
Një grua është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj në Gjilan.
Sipas policisë rasti i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” është raportuar të hënën rreth orës 12:55.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media