Vdekje e dyshimtë në Malishevë

Policia e Kosovës ka nisur një hetim për një rast vdekjeje të dyshimtë, që ka ndodhur në Malishevë.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima, mashkull kosovar u dërgua nga familjarët në qendrën emergjente pa shenja jete, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Për shkak të rrethanave të paqarta, prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer obduksioni dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /21Media

Back to top button