Vdekje e dyshimtë në Partesh
Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e tij në Partesh, Gjilan.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media