Vdekje e dyshimtë në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Prevallë.
Të martën, rreth orës 15:03, gjersa viktima ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Kurse me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi./21Media

Back to top button