Vdekje e dyshimtë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se në shtëpi e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur në Prizren, të enjten rreth orës 19:00.
Vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante dhe ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti në procedurë hetimore./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?