Vdekje e dyshimtë në Prizren
Një grua është gjetur pa shenja jete dje në apartamentin e saj në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa rastin e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media