Vdekje e dyshimtë, një burrë gjendet pa shenja jete

Një burrë ka vdekur në rrethana të paqarta në Mitrovicë.
Sipas Policisë rasti i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:42 në rrugën “Muhamet Gashi” në Mitrovicë.
Rastin e kishte raportuar gruaja e viktimës, duke thënë se “burri i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore”. Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button