Vdekje e dyshimtë, policia nis hetimet

 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mesditë, rreth orës 14:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Një grua ishte dërguar në një spital nga familjarët për tretman mjekësor, me ç’rast e njëjta kishte ndërruar jetë, në rrethana ende të panjohura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)./21Media

Back to top button