Vdes 3 vjeçari që u goditë nga autobusi

3 vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra nga goditja e autobusit

Fëmija 3 vjeçar, A.K, shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë pasiqë është goditur për vdekje nga një autobus të marten mbrëma në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, ngasësi i autobusit, një 64 vjeçar me inicialet B. P, ka filluar lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë ka goditur fëmijën trevjeçar, shkruan kallxo.com.

A.K  kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman në QKUK, ndërsa mjeku kujdestar ka lajmëruar policinë se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimet.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

Back to top button