Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Ka vdekur 76-vjeçari cili ishte goditur nga vetura dje në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si pasojë e aksidentit, këmbësori kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK, por më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur.

“Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë Policia.

Back to top button