Vdes mjekja e parë shqiptare në Istog

Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi vdekjen e mjekes Rabë Zeqiraj- Bytyqi.
Oda ngushëlloi familjen, miqtë dhe kolegët e Zeqiraj- Bytyqit.
E ndjera ishte mjekja e parë shqiptare në Komunën e Istogut, specialiste e mjekësisë së përgjithshme.
Zeqiraj- Bytyqi specializimin për mjekësi të përgjithshme e ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, për vite me radhë./21Media 

Back to top button