Ai ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit

Ai ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit

Li Wenliang, doktori kinez që ka nisur paralajmërimet e para për koronavirusin e ti, ka vdekur nga po kjo sëmundje, kanë thënë mediat kineze. Wenliang ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit kur ka bërë këto njoftime më 30 dhjetor. Policia më pas ka vizituar atë për t’i thënë që të ndalet, teksa autoritetet kanë tentuar ta heshtin virusin.

Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit të ri kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë. Koronavirusi i ri shkakton probleme të rënda me frymëmarrje dhe përcillet me kollë e temperaturë.

Ndërkohë, Kina ka marrë masa tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit.

Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, derisa Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.

Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajtuar daljen e banorëve nga banesat./REL