Vdes një 9 vjeçare në QKUK

Një vajzë e moshës 9 vjeçare ka vdekur sonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Ata kanë njoftuar se informatën për vdekjen e dyshimtë e kanë pranuar rreth orës 19:00.
“Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button