Vdes një person në fshatin Krajk

Një person ka vdekur të hënën rreth orës 14:30 në fshatin Krajk në Prizren.
Policia e Kosovës raportoi se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ka qenë në fushë me një person tjetër.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button