Vdes një zyrtar i Policisë së Kosovës nga COVID-19

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur sot betejën me COVID-19.
Lajmin ka bërë të ditur për rtv21.tv Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
“I ndjeri është i lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për kolegët dhe komunitetin.Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne”, ka thënë Hashani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit./21Media

Back to top button