Vdes shoferi e shtatë nxënës lëndohen nga aksidenti i minibusit në Vushtrri

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në Vushtrri. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 59-vjeçar si pasojë e një aksidenti mëngjesin e së enjtes në Galicë të Vushtrrisë, ndërsa shtatë pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërkaq sipas Zaitit shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Aksident trafiku me fatalitet Një aksident trafiku me pasojë  fataliteti është raportuar sot rreth orës 08:00, i shkaktuar në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.  Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar  se ka humbur jetën shoferi i veturës viktima  H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet.   Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë  pakujdesia dhe mospërshtatja e  shpejtësisë me  kushtet e  rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rruge.  Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Zahiti.

Në lidhje me me këtë rast, ka reaguar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili bëri të ditur se në këtë rast kanë qenë duke u transportuar disa nxënës. Ai i ka shkrehur ngushëllime familjarëve për humbjen e viktimës, ndërsa nxënësve u uroi shërim të shpejtë, derisa tha se po trajtohen në spital. /21Media

Back to top button