Vdes shqiptari që ju bë atentat në plazhin “Bora Bora”

 

 

Pas dy ditëve betejë për mbijetesë, 38-vjeçari, S.SH., nuk ka mundur t’i shpëtojë atentatit të së dielës në një nga plazhet e Italisë. Shqiptari u ekzekutua në mesin e njerëzve për motive që pretendohet për shkak të së kaluarës kriminale.

38-vjeçari i njohur edhe me epitetin Simone qëndroi për 48 orë i intubuar në një nga spitalet e Romës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ai u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora” në rrethinat e kryeqytetit.

Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

Shehaj ishte i afërt me pronarët e plazhit privat ku ai u ekzekutua.

Njëra ishte bashkëjetuesja e tij, një grua 30-vjeçare me të cilën ai kishte një djalë tre vjeç.

Për hetuesit e ngjarjes, vrasja e shqiptarit mund të jetë një larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.

38-vjeçari me vendlindje në Ballsh të Fierit rezultonte i njohur për autoritetet pasi ishte liruar dy muaj më parë nga arresti shtëpiak pasi ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për transportin e rreth 5 kilogramëve lëndë narkotike.

Zona e Tarvajanikës ku atij iu krye atentat të dielën gjithashtu ishte objekt i operacioneve të shpeshta nga antimafia italiane.

Nga pistat paraprake, ai mendohet se nuk ishte pjesë e grupeve të mëdha kriminale në kryeqytet./oranews

Back to top button