Vdesin dy pacientë në Infektivë, të njëjtit ishin të prekur edhe nga COVID-19

Dy persona kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive, të njëjtit së fundi ishin prekur edhe nga Covid-19.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se dy të moshuarit kanë pasur edhe sëmundje tjera të rënda.
“Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive”, tha Vishaj.
Së fundi, në Kosovë ka pasur disa raste të konfirmuar me COVID-19.