Vdesin dy persona, një në Suharekë e një në Gjakovë – Policia po heton rastet

Një burrë në Suharekë është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 01:05.

“HETIM I VDEKJES- Suharekë 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në Gjakovë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Back to top button