Vdiq 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Këtë të hënë ka ndërruar jetë 25 vjeçari që kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, më 31 dhjetor të vitit 2024.
Rastin për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai tha se rastin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës.
Viktima Abdurrahman Memaj (d.l.13.08.1999), për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim.
“Po personi i cili kishte pësuar lëndime nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë në Turqi”, ka thënë Gashi./21Media