Vdiq 56-vjeçari pas rrokullisjes me traktor

Një 56-vjeçar sot ka vdekur në fshatin Herticë të komunës së Podujevës pasi u rrokullis me traktor.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfrimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka treguar se vdekja e viktimës është njoftuar nga ekipi mjekësor.
“Rreth orës 17:00 është raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes./21Media 
Back to top button