Vdiq 60 vjeçari që u aksidentua para 1 jave në Ferizaj
Sot vdiq 60 vjeçari me inicialet N.M, i cili ishte lënduar para një jave (31.10.2021) si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Lloshkobare, në Ferizaj.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
“Me datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjsitrale Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve , i panjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Lloshkobare, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet N.M (M/K) i moshës 60 vjecar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit. Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 60 vjecar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.”, ka informuar policia.
Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullim të informacioneve në kërkim të drejuesit që nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur./21Media