Vdiq aktori i “Game of Thrones”

Ka vdekur në moshën 68 vjeçare, aktori i njohur i “Game of Thrones”, John Stahl.
Burime pranë aktorit kanë konfirmuar se ai vdiq më 2 mars.
Në “Game of Thrones” ai portretizoi Rickard Karstark në sezonet 2 dhe 3, duke vepruar së bashku me Richard Madden në shumë skena.
Amanda Fitzalan Howard, deklaroi se Stahl ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez.
Ai vdiq në Ishullin [skocez] Lewis më 2 mars 2022 dhe la pas gruan e tij, Jane Paton.
Karriera e tij e gjerë u zhvillua gjatë tridhjetë viteve, duke filluar me arsimimin e tij në Akademinë Mbretërore Skoceze të Muzikës dhe Dramës.
Stahl ka punuar në prodhime të shumta në skenën e teatrit skocez, si dhe me Teatrin Kombëtar të Londrës dhe The Royal Shakespeare Company./21Media

Back to top button