Vdiq aktori i njohur amerikan

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare aktori Conrad Janis.
Vdekjen e aktorit e konfirmoi menaxheri i tij, Dean A.Avedon, e që i njëjti nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes.
Janis nisi karrierën e tij që kur ishte adoleshent dhe u shfaq në Broadway, radio, film e shumë shfaqje televizive.

Role të Janis përfshijnë: Palindrome në Quark, Father “Double Trouble” në The Cable Guy dhe Albert në Frasier. Ai gjithashtu bëri paraqitje në St. Elsewhere, Murder, She Wrote dhe Baywatch. Merita e tij e fundit ishte në vitin 2012 kur ai u shfaq si Lawrence në filmin Bad Blood.
Në jetën e tij personale, Janis ishte martuar tre herë. Dy martesat e tij të para përfunduan në divorc para se të martohej me Grimm në vitin 1987./21Media
Back to top button