Vdiq aktori Robert Blake

Ka vdekur në moshën 89-vjeçare Robert Blake, aktori i televizionit dhe filmit, i cili u shpall i pafajshëm për vrasjen e gruas së tij të dytë, Bonny Lee Bakley.
Mbesa e Blake, Noreen Austin konfirmoi lajmin për vdekjen e tij të enjten, duke deklaruar se aktori vdiq nga sëmundjet e zemrës. Ajo tha në një deklaratë dërguar për revistën “People” se ai ishte i rrethuar nga familja në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në momentet e fundit të jetës.
Banori i New Yerseyt e filloi karrierën e tij si një aktor fëmijë në serinë e filmave të shkurtër komedi “Our Gang”, në moshën 5- vjeçare. Pas një sërë rolesh televizive, duke u shfaqur për herë të parë në “The Adventures of Wild Bill Hickok”, ai luajti në vitin 1967 në filmin e nominuar për Oscar “In Cold Blood”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?