Vdiq aktorja Josephine Melville

Josephine Melville, aktorja e njohur për punën e saj në EastEnders, ka vdekur në prapaskenë në një teatër pas një shfaqjeje.
Melville ishte shfaqur si halla Maggie në Nine Night në Nottingham Playshouse.
Sipas njoftimit të teatrit, aktorja u trajtua nga mjekët ndihmës, por vdiq pasi performoi të enjten.
Deri më tani, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se mbrëmë aktorja Josephine Melville ndërroi jetë në prapaskenë në Nottingham Playhouse pas shfaqjes Nine Night, në të cilën ajo performonte”, bëhet e ditur në njoftim./21Media 

Back to top button