Vdiq asamblisti i LDK-së në Rahovec

Në moshën 49 vjeçare ka vdekur Masar Popaj, anëtari i Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoi, i cili ka thënë se Popaj i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja.
“Sonte u nda nga ne Masar Popaj, një mik i imi i shtrenjtë dhe njeri i mrekullueshem, i jashtëzakonshëm, që ka rrezatuar mirësi e pozitivitet në çdo rrethanë.  Masari i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja. Ka punuar e vepruar në Kryesinë e Degës së LDK dhe kryetar nëndege në Fortesë si një rugovist në kuptimin më të plotë.  Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të masarit. U prehtë në amshim pranë të dashurve të tij, ka shkruar Avdullah Hoti ne Facebook.
Familja Popaj kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Fortesë, (ish Bellacërkë) në ora 16:00./21Media

Back to top button