Vdiq basisti Tim Feerick

Tim Feerick, i cili u veçua si basisti i rok bendit amerikan “Dance Gavin Dance”, ka vdekur, ka bërë të ditur bendi i tij përmes një njoftimi.
Anëtarët e këtij bendi, i cili u formua në Sacramento, California në vitin 2005, kanë thënë se janë thellësisht të prekur nga vdekja e Feerick.
Ata kanë kërkuar të resektohet privatësia e familjes së tij.
Bendi po ashtu ka thënë se Feerick vdiq në kohën kur ata do të ndanin lajmin për datat e interpretimeve në festivalin Swanfest si dhe ato të turneut të tyre.
Sipas gazetës lokale The Sacramento Bee, Feerick ishte 34 vjeçar.
Në një mesazh të postuar në Twitter, këngëtari i bendit Dens Gevin Dens, Tilian Pearson, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që ka marrë nga dashamirë të Feerick. Ai ka thënë se vlerëson secilin që ka shprehur ngushëllimet për të. Tilian ka thënë se nuk mund të përshkruaj me fjalë se si ndihet për humbjen e tij.
Ngushëllime me rastin e vdekjes së Tim Feerick adresuan një radhë personalitetesh muzikore, në mesin e tyre bendi “Sleeping With Sirens”.
Disa dashmirë të muzikës së Feerick e veçuan atë për punën si basist, me ç’rast thanë se shumë shou u realizuan me sukses falë Ferik.
Mbetet të zbulohet shkaku i vdekjes së Feerick./21Media

Back to top button