Vdiq doktori Rifat Lila

 

Ka vdekur doktori i njohur nga Gjakova, Rifat Lila. Lajmin e ka bërë të ditur sot Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në facebook.

Kjo e fundit i ka shprehur ngushëllime i familjes, miqëve dhe kolegëve të të ndjerit.

Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tri viteve pune në Novi Sad është kthyer në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 ka filluar studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, ai është angazhuar në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 Rifat Lila ka vazhduar kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i është dhënë tituli “Primarius”. Në vitin 1985, ai ka marrë pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i ka dhënë mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”. Në vitin 1982, Rifat Lila nga Kryesia e ish Jugosllavisë është dekoruar me Medaljen për Merita për popull”. Në nëntor të vitit 1980 është zgjedhur anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës”.

Rifat Lila në vitin 1984 ka fituar’ Shpërblimin e Nëntorit’. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në 1988 ai ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës dhe ka marrë titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 është zgjiedhur ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lënden Mjekësia e punës.

Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës është shpallur qytetar nderi i Gjakovës. Ai është pensionuar si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i ka ndarë Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. Po ashtu ai është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive”./21Media

Ndahet nga jeta Prim. dr. Sc. Rifat Lila

Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në…

Posted by Oda e Mjekëve të Kosovës on Sunday, May 2, 2021

Back to top button