Vdiq e moshuara në Podujevë u ndoq nga qentë

Një grua e moshuar ka vdekur dje në Podujevë pasi ka pësuar sulm në zemër.
Shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka konfirmuar se viktima ishte ndjekur nga qentë.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia. Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?