Vdiq Fisnik Panxha, ideatori i Festivalit të Gastronomisë
Ka vdekur Fisnik Panxha ideatori i Festivalit të Gastronomisë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.
“Festivali i Gastronomisë, përgjatë këtyre 10 ditëve i dha Prishtinës energji pozitive, dashni, e argëtim. Sonte, po e përmbyllim festivalin me zemër të thyer, pas humbjes së ideatorit dhe bashkëthemeluesit të tij, Fisnik Panxha, i cili na i solli këto përjetime të pa harrueshme”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.
Rama ka shprehur ngushëllime për familjen Panxha./21Media