Vdiq Fitim Nela, ishte pjesëtar i Gradës Kombëtare të Amerikës

Komuniteti shqiptaro amerikan njofton për vdekjen tragjike në aksident komunikacioni në Bellton të Teksasit të pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Amerikës, ushtarit Fitim Enis Nela.
Nderimet e fundit për të ndjerin bëhen nesër, ditën e premte në shtëpinë mortore Luçia D’Bari Funeral Home në Bronx, nga ora 2:00 deri në 8:00 pas dite, ndersa varrimi ditën e shtunë në varrezat Kensiko në Vallhalla të Nju Jorkut, në ora 10:00 para dite.
RTV21 shpreh ngushëllime familjës dhe komunitetit shqiptar të Amerikës.
