Vdiq foshnja gjatë pagëzimit, prifti e zhyti tri herë në ujë

 

Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me kritika pasi që një fëmijë pësoi një arrest kardiak dhe vdiq pas një ceremonie pagëzimi.

Presioni për të ndryshuar ritualin, i cili përfshin zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë, po rritet në kishë ndërsa media lokale raportoi incidente të ngjashme që kanë ndodhur në vitet e fundit.

Foshnja, e cila ishte gjashtë javë, u dërgua me urgjencë në spital në Suceava të hënën pasi pësoi një sulm në zemër, por vdiq disa orë më vonë.

Autopsia zbuloi se kishte ujë në mushkëri, transmeton rtv21.tv.

“Djali po qante, por prifti e zhyti atë tre herë në ujë dhe ai thithi ujë. [Unë] e hoqa, e fshiva, nga mjekët zbulova se ai thithi 110 ml ujë … Nëse shihni një fëmijë me gojë të çarë dhe duke qarë nuk do ta zhytni plotësisht në ujë, apo jo?”, tha babai i fëmijës.

Prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje ndaj priftit që kreu ceremoninë.

Më shumë se 56,000 njerëz kishin nënshkruar një peticion në internet që bënte thirrje që rituali të ndryshonte deri të enjten në mbrëmje.

Kryepeshkopata e Suceava u dha ngushëllimet prindërve të foshnjës në një deklaratë në fillim të kësaj jave./21Media

Back to top button