Vdiq fotografi Naim Shala

Ka vdekur sot fotografi, Naim Shala, i cili konsiderohet ndër fotografët e parë në Kosovë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Shala për disa vite ka qenë bashkëpunëtor i RTV21.
Naim Shala ishte bashkëthemeluesi i konkursit të parë të artit fotografik tek ne, “Çmimi Gjon Mili” (2001).
Shala gjithashtu ishte fitues i çmimit të parë në edicionin e 13-të të konkursit të fotografisë “Fokus Award” në Fier./21Media

Back to top button